Drenasi.info: lajmet e Drenasit dhe të Drenicës në një vend
Faqja i kontrollon portalet e vendit çdo gjysmë ore dhe boton edhe lajme të vetat. Ja si funksionon dhe si mund të na dërgosh një lajm.
Drenasi.info është faqe lajmesh për Drenasin dhe Drenicën: komuna, kronika e ditës, sporti, jeta e qytetit dhe diaspora — të mbledhura në një vend.
Lajmet vijnë nga dy rrugë. Ato që i shkruajmë vetë hapen këtu, te kjo faqe, me foto dhe me tekst të plotë. Pjesa tjetër vjen nga portalet e vendit — Epoka e Re, Lajmi.net, Dukagjini, Drenica Online e të tjerë; për ato mbajmë vetëm titullin, një përmbledhje të shkurtër dhe emrin e burimit, ndërsa lidhja të çon te faqja e tyre. Lajmi mbetet i tyre.
Burimet kontrollohen çdo gjysmë ore, ditë e natë, dhe lajmet rreshtohen vetë sipas rubrikave: Komuna, Kronika, Sport, Shoqëri, Diaspora dhe Ngushëllime. Anash gjen motin e Drenasit për shtatë ditët në vijim, të përditësuar po aq shpesh.
Ke një lajm, një njoftim apo një foto nga Drenasi? Dërgoje drejt e nga faqja, te "Dërgo lajm", ose te drenasilive@gmail.com — dhe e botojmë. Po ashtu mund të vendosësh falas një shpallje për punë, shitje apo qira.