Kalo te lajmet
e mërkurë, 14 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 16:13

Rreth nesh

Drenasi.info mbledh në një vend lajmet që kanë të bëjnë me Drenasin — nga komuna, shkollat, sporti, kultura dhe diaspora. Ideja është e thjeshtë: të mos duhet të hapësh dhjetë portale për të marrë vesh çfarë ndodhi në komunën tënde.

Tri llojet e lajmeve

Shkrimet tona. Shkruhen këtu dhe lexohen këtu. Nuk mbajnë emër burimi, sepse burimi jemi ne.

Shkrimet e marra me leje. Tri redaksi na e kanë dhënë lejen me shkrim: Telegrafi, Epoka e Re dhe DrenicaOnline. Shkrimet e tyre që lidhen me Drenasin i botojmë të plota këtu, pa ua ndryshuar përmbajtjen, me emrin e portalit të shënuar në fund të tekstit ashtu siç e kërkuan vetë, dhe me shenjën teknike që i thotë Google-it se origjinali është i tyre. Pa atë leje, asnjë tekst i huaj nuk kalon këtu — parazgjedhja është gjithmonë jo.

Lajmet e portaleve të tjera. Prej tyre tregojmë vetëm titullin dhe një përmbledhje të shkurtër, me emrin e portalit pranë; klikimi të çon te faqja ku lajmi është botuar, dhe atje lexohet i plotë. Teksti i tyre nuk kopjohet këtu.

Si mblidhen

Çdo dhjetë minuta faqja kontrollon vetë portalet kryesore shqiptare dhe mban ato lajme që flasin për Drenasin. Lajmet në gjuhë të huaj dhe ato që s'kanë lidhje me komunën lihen jashtë.

Ke një lajm?

Një ngjarje, një njoftim i shkollës, një foto, ose diçka që duhet ta dijë komuna — na shkruaj te faqja e kontaktit ose te faqja jonë në Facebook. Nëse një lajm yni ka gabim ose do të hiqet, na shkruaj po aty.

↑