Kalo te lajmet
e martë, 22 shtator 2026 ⌕ Kërko Shpalljet Fshatrat Galeria Numra të dobishëm Rreth nesh Kontakt Facebook RSS
Të fundit

BallinaLajme

Tre të dyshuar identifikohen në Drenas për material me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

22 shtator 2026, 22:25

Tre të dyshuar identifikohen në Drenas për material me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Tre persona janë identifikuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Tre persona janë identifikuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 06:30, në Drenas.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët janë ftuar për paraqitje në intervistim.

“Prizren , Drenas / 21.09.2026 - 06:30. Janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona. Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët janë ftuar për paraqitje në intervistim. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera