Kalo te lajmet
e diel, 25 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 10° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 20:17

Ballina › Sport

Hapet “java olimpike 2023” në Drenas

14 qershor 2023, 09:49

Hapet “java olimpike 2023” në Drenas

U bë hapja e Javës Olimpike 2023 në Drenas, ku në kuadër të Javës Olimpike u shënua Dita Olimpike e cila organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës, Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit dhe Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike.

E pranishme në këtë hapje ishte edhe drejtoresha në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit, Enkela Dema. Poashtu i pranishëm ishte edhe Elmi Zymeri, Kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike, njëherit Koordinator për Drenas.

Mbi 100 nxënës të shkollave fillore të mesme të ulët ishin pjesë e këtij aktiviteti.

Aktiviteti u mbajt në stadionin sintetik në Drenas.

#olimpikday#KOK

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑