Kalo te lajmet
e shtunë, 7 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 4° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 19:51

Partnerët dhe burimet tona

Drenasi.info nuk ka gazetarë në terren. Lajmet e Drenasit i mbledh nga portalet që e mbulojnë qytetin dhe Kosovën, dhe secilin e çon te burimi i vet. Kjo faqe thotë me emër se cilët janë ata, dhe — më e rëndësishmja — me çfarë të drejte e botojmë secilin.

Ndarja më poshtë nuk është zbukurim. Partner e quajmë vetëm atë redaksi që na ka shkruar vetë dhe ka dhënë lejen me shkrim. Portalet e ndarjes së tretë nuk na kanë dhënë asnjë leje: prej tyre mbahet vetëm titulli dhe një përmbledhje e shkurtër, dhe klikimi të çon te faqja e tyre. Asnjë shkrim i plotë prej tyre nuk botohet këtu.

Partnerët zyrtarë

Redaksi që na kanë konfirmuar bashkëpunimin me shkrim. Vetëm prej tyre dhe prej burimit me kushte publike botohet teksti i plotë, gjithmonë me emrin e tyre te fundi i shkrimit.

Burim me kushte publike

Portal që e ka lejuar publikisht përdorimin e shkrimeve të tij, me kushtin e referimit të burimit. Leja nuk është dhënë për ne veçmas — është e botuar prej tyre dhe vlen për këdo që e respekton kushtin.

Burime të referuara

Prej këtyre nuk botojmë tekst të plotë. Mbajmë titullin dhe disa rreshta përmbledhje, dhe lidhja të çon te shkrimi origjinal. Nuk kanë dhënë leje, dhe as nuk u kërkohet: citimi me lidhje është praktikë normale e shtypit. Rrinë këtu sepse lexuesi ka të drejtë ta dijë ku po shkon.

Të gjitha lajmet e marra u përkasin burimeve të tyre. Je redaksi dhe do ta shtojmë, ta ndryshojmë ose ta heqim emrin tënd nga kjo faqe? Na shkruaj dhe e bëjmë atë ditë.

Na kontaktoni
↑