Kalo te lajmet
e shtunë, 10 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 16° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 00:13

Ballina › Lajme

Lajm i mirë për Drenasin, sigurohen 362 mijë euro për ndërtimin e Urës së Shtrubullovës

9 tetor 2026, 23:17

Lajm i mirë për Drenasin, sigurohen 362 mijë euro për ndërtimin e Urës së Shtrubullovës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se janë siguruar 362 mijë euro për ndërtimin e Urës së Shtrubullovës në komunën e Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas Bashës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, tashmë është bërë zotimi i mjeteve për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e zonës.

Ura, e cila ishte dëmtuar si pasojë e vërshimeve, ka shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim për banorët e pesë fshatrave.

“Për ndërtimin e saj, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka siguruar financimin e plotë në vlerë prej 362 mijë euro”, ka deklaruar Basha.

Ai ka bërë të ditur se me sigurimin e këtyre mjeteve, Komuna e Drenasit tashmë mund të nisë procedurat për realizimin e projektit.

Synimi është që punimet të realizohen sa më shpejt dhe banorëve t’u rikthehet qarkullimi i sigurt në këtë segment rrugor.

“Faleminderit për durimin!”, ka përfunduar ministri Basha. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑