Skuadra e Liqenit është shpallur kampione e Kosovës në futsall pasi që e ka mposhtur Liburnin edhe në ndeshjen e dytë finale.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë ishte mbyllur me fitoren bindëse të skuadrës nga Drenasi, me rezultat 8:3. Kurse, edhe në ndeshjen e dytë finale të zhvilluar në Drenas, skuadra e Liqenit triumfoi me rezultatin 4-1.
Kujtojmë që Liqeni arriti ta fitoj titullin kampion në vitin e parë në Superligë. Gjithashtu, kjo skuadër ka shkruar historinë duke e fituar edhe Kupën e Kosovës.
SHPËRNDAJE