Kalo te lajmet
e diel, 20 shtator 2026 28° ⌕ Kërko Shpalljet Fshatrat Galeria Numra të dobishëm Rreth nesh Kontakt Facebook RSS
Të fundit

BallinaArsim e Kulturë

Ekskluzive: Vërboci i Drenicës, gjurmët e njerëzve të parë në Kosovë (VIDEO)

Drenica Online 14 shtator 2026, 22:44

Ekskluzive: Vërboci i Drenicës, gjurmët e njerëzve të parë në Kosovë (VIDEO)

Në emisionin “Krejt Kapak” me Milot Hasimja, në Klan Kosova është zbuluar një lokalitet arkeologjik në fshatin Vërboc të Drenicës, i cili besohet se dokumenton gjurmë të hershme të pranisë njerëzore në territorin e…

Në emisionin “Krejt Kapak” me Milot Hasimja, në Klan Kosova është zbuluar një lokalitet arkeologjik në fshatin Vërboc të Drenicës, i cili besohet se dokumenton gjurmë të hershme të pranisë njerëzore në territorin e Kosovës.

Hasimja tregoi se një vit më parë kishte paralajmëruar një zbulim të rëndësishëm për historinë dhe arkeologjinë e Kosovës, por kishte vendosur ta mbante të fshehtë vendndodhjen deri në momentin e duhur.

Ai tha se bëhet fjalë për një lokalitet që i kthen gjurmët e njerëzimit në Kosovë rreth 30 mijë deri në 70 mijë vjet prapa.

“Vitin e kaluar iu treguam pak se një gjë e madhe për historinë dhe arkeologjinë e Kosovës po vjen. Ishte e vështirë që si gazetar ta mbaja fshehur për një vit një lokalitet që na kthen 30 mijë deri në 70 mijë vjet prapa. Por e mbajta fjalën dhe sot po zbulojmë një fshat të Drenicës ku prapa këtyre shtëpive fshihet historia dhe njerëzimi më i vjetër i dokumentuar deri më sot në Kosovë”, tha Hasimja.

Duke folur nga terreni, ai përshkroi emocionin e të qenit në një hapësirë ku, sipas të dhënave të prezantuara në emision, njerëzit kanë jetuar dhjetëra mijëra vjet më parë.

Ndiqni videon për të kuptuar shumëçka rreth kësaj historie:

Shpërndaje këtë lajm në:

– Facebook

– Twitter

Marrë nga DrenicaOnline

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera