Kalo te lajmet
e enjte, 5 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 16:51

Ballina › Arsim dhe Kulturë

Kalaja e Vuçakut

16 dhjetor 2022, 13:00 Drenas, Kalaja, Vuçak, trashëgimi

Kalaja e Vuçakut

Kalaja Dardane e fshatit Vuçak, 12 km në jugperëndim të Drenasit: gjetjet arkeologjike dëshmojnë jetë që nga neoliti.

Kalaja e Vuçakut ndodhet rreth 12 km në jugperëndim të Drenasit.

E vendosur në një lartësi mbidetare prej 940 m, Kështjella e Vuçakut zotëronte një pozicion të rëndësishëm gjeostrategjik, duke shërbyer edhe si urëlidhëse mes rrafshit të Dukagjinit dhe një pjese të madhe të rrafshit të Kosovës.

E ndërtuar mbi dy kreshta shkëmbore, Kalaja njihet nga banorët vendas si Gradina e madhe dhe Gradina e vogël.

Gjetja e artefakteve të ndryshme — enë tryeze, amfora transporti, balsamarium e të tjera — vetëm sa e ka shtuar misterin dhe kureshtjen mes banorëve. Edhe pse e njohur në literaturën arkeologjike që në vitet '80, vëmendjen e arkeologëve Kështjella e Vuçakut e tërhoqi vetëm në vitin 2017, kur u organizuan gërmimet e para arkeologjike nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Gjetjet arkeologjike dëshmojnë se jeta në këtë Kala ka filluar që nga periudha e gurit (neoliti) dhe ka vazhduar edhe në periudhën e antikitetit të vonë e të mesjetës së hershme.

Vlerat e shumta arkeologjike dhe historike që i posedon kjo Kala, pozita e mirë gjeografike dhe një trashëgimi e pasur e evidentuar i bëjnë arkeologët të mendojnë se Kështjella e Vuçakut, në një perspektivë afatshkurtër, do të mund të shndërrohet në një nga atraksionet më të rëndësishme turistike për zonën.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑