Kalo te lajmet
e mërkurë, 23 shtator 2026 Drenas, Kosovë ⌕ Kërko Shpalljet Fshatrat Galeria Numra të dobishëm Rreth nesh Kontakt RSS Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Të fundit

BallinaSport

Feronikeli ’74 dhe Vushtrria në kërkim të këndelljes, formacionet zyrtare

19 shtator 2026, 15:32

Feronikeli ’74 dhe Vushtrria në kërkim të këndelljes, formacionet zyrtare

Feronikeli ’74 do të presë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas skuadrën e Vushtrrisë në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar.Dy ekipet që këtë sezon siguruan promovimin në Superligën e Kosovës, po…

Feronikeli ’74 do të presë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas me fillim nga ora 16:00 skuadrën e Vushtrrisë, në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar.

Dy ekipet që këtë sezon siguruan promovimin në Superligën e Kosovës, po kalojnë në një formë aspak të mirë pas gjashtë xhirove të para.

Vendasit kanë vetëm një fitore dhe ndeshjet e tjera i kanë humbur, ndërsa Vushtrria i ka humbur që të gjitha.

Të dyja taboret do të tentojnë që sot të hapin një faqe të re duke lënë pas krahëve këto rezultate zhgënjyese.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli 74’: Kolaj, Selmani, Rexhaj, Halili, Rudari, Shabani, Taipi, Luetic, Prapashtica, Cervadiku, Dobratiqi.

/Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera