Kalo te lajmet
e diel, 25 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 9° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 03:10

Ballina › Lajme

Drenas, shërbimet laboratorike në QKMF tani ofrohen edhe të shtunave

7 nëntor 2024, 00:00

Drenas, shërbimet laboratorike në QKMF tani ofrohen edhe të shtunave

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas po vazhdon me përkushtim krijimin e kushteve më të mira për shërbime cilësore në sektorin e shëndetësisë, duke e vendosur mirëqenien sociale si prioritet për përmirësimin e kujdesit ndaj qytetarëve.

Drejtoria njofton qytetarët e komunës së Drenasit se, që nga muaji nëntor 2024, shërbimi laboratorik në QKMF “Dr. Hafir Shala” në Drenas do të jetë i hapur edhe të shtunave, për të përmbushur më mirë nevojat shëndetësore të qytetarëve.

Drejtoresha e DSHMS ka theksuar se këto ndryshime janë pjesë e angazhimit për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të përmbushur më mirë kërkesat e qytetarëve./Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑