Kalo te lajmet
e enjte, 26 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 7° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 17:21

Ballina › Lajme

Lladrovci: Jakup Krasniqi është një nga heronjtë e lirisë së Kosovës, shpresoj që Apeli ta lirojë

26 nëntor 2026, 12:42

Lladrovci: Jakup Krasniqi është një nga heronjtë e lirisë së Kosovës, shpresoj që Apeli ta lirojë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart kontributin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në organizimin e aktiviteteve për çlirimin e vendit dhe në shtetndërtimin e Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit të lapidarit të Jakup Krasniqit dhe tri shkronjave të UÇK-së, në fshatin e tij të lindjes, në Negroc, Lladrovci ka thënë se Krasniqin e kishte njohur fillimisht përmes angazhimit dhe përkushtimit të tij për lirinë e Kosovës, para se ta njihte personalisht.

Ai ka treguar se për kontributin e Krasniqit kishte dëgjuar edhe nga ish-bashkëluftëtarët, përfshirë Ilaz Kodrën dhe Fadil Gashin, të cilët e kishin pasur mësues në Skenderaj, duke e përshkruar si njeri patriot dhe të përkushtuar.

Lladrovci ka kujtuar edhe aktivitetet e përbashkëta me Krasniqin, duke veçuar një natë të gjatë diskutimesh për unifikimin e politikës dhe të aktivistëve politikë, së bashku me vëllanë e tij, Fehmiun, dhe Gani Sylën.

Ai ka thënë se Jakup Krasniqi kishte qenë ndër të angazhuarit në aksionet e para dhe kishte dhënë orientime për organizimin dhe realizimin e tyre, duke qenë pjesë e organizimeve që i paraprinë themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fillimit të luftës.

Lladrovci ka kujtuar edhe natën e 31 dhjetorit 1991 dhe fillimin e vitit 1992, kur, sipas tij, Krasniqin, së bashku me Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, e kishin pritur pas rezistencës ndaj policisë serbe, në sulmin e parë ndaj familjes Jashari, raporton “Ekonomia Online”.

Kryetari i Drenasit ka folur edhe për kontributin e Krasniqit në shtetndërtimin e vendit, ndërsa ka shprehur bindjen se ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së do të lirohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Baci Jakup ka dhënë kontribut shumë të çmueshëm në shtetndërtimin, në çlirimin e vendit, shtetndërtimin e vendit dhe tash po përballen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës. Unë personalisht shpresoj, me bindje të madhe, se Apeli do t’i lirojë, sepse heronjtë tanë, Baci Jakup, Hashimi, Kadria, Rexha, Cali dhe të tjerët, janë heronj të lirisë së Kosovës dhe janë ata që nuk kanë bërë asnjë krim, por e kanë ruajtur, e kanë mbrojtur dhe e kanë mbështetur popullin tonë”, ka deklaruar Lladrovci. /Epoka e Re/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑