Kalo te lajmet
e mërkurë, 14 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 16:42

Ballina › Sport

Feronikeli ’74 dhe Llapi kërkojnë rikthimin tek fitoret, formacionet zyrtare

14 tetor 2026, 13:14

Feronikeli ’74 dhe Llapi kërkojnë rikthimin tek fitoret, formacionet zyrtare

Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Llapit me fillim nga ora 14:00 në ndeshjen që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas barazimit 2-2 ndaj Drenicës në udhëtim javën e kaluar, ndërsa mysafirët pas disfatës me rezultat minimal 1-0 ndaj Ballkanit në Suharekë.

Aktualisht Feronikeli ’74 renditet në pozitën e tetë me shtatë pikë, ndërsa Llapi një pozitë më poshtë, pra në të nëntën, me vetëm tre sosh.

Të dy trajnerët Elon Berisha dhe Tahir Batatina tashmë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli ’74: Kolaj, Selmani, Rexhaj, Thaqi, Rudari, Shabani, Taipi, Luetic, Prapashtica, Cervadiku, Dobratiqi.

Llapi: Grote, Aliu, Idrizi, Jaha, Hasani, Emini, Selimaj, Hetemi, Kolgeci, Sorensen, D’Almeida.

/Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑