Kalo te lajmet
e premte, 27 nëntor 2026 Drenas, Kosovë 🌧 9° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 17:19

Ballina › Komuna

Komuna e Drenasit shënon 28 Nëntorin me homazhe në të gjitha vendvarrezat e dëshmorëve

27 nëntor 2026, 12:00

Komuna e Drenasit shënon 28 Nëntorin me homazhe në të gjitha vendvarrezat e dëshmorëve

Në nderim të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe përvjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Komunën e Drenasit janë zhvilluar homazhe në të gjitha vendvarrezat e dëshmorëve.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Burim Bujupi, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit të Komunës, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në shenjë nderimi dhe përkujtimi për dëshmorët e kombit, të cilët me sakrificën e tyre kontribuuan në lirinë e vendit.

Homazhet janë mbajtur në këto vendvarreza: Gllanasellë, Likoshan, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri (tri vende), Poklek i Vjetër (dy vende), Gllobar (dy vende), Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë, Tërdec dhe Nekoc.

Përmes këtyre homazheve, u nderua kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit, duke rikujtuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe lidhjen e kësaj date me ngjarjet dhe figurat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Gëzuar 28 Nëntori!

Burimi: Komuna e Drenasit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Komuna →

↑