Kalo te lajmet
e hënë, 26 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 11° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 11:12

Ballina › Lajme

Fillon aktiviteti përkujtues për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e Gjimnazit “Skëndërbeu” në Drenas, të rënë në luftën e fundit

7 shkurt 2022, 21:12

Fillon aktiviteti përkujtues për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e Gjimnazit “Skëndërbeu” në Drenas, të rënë në luftën e fundit

Në Gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas, ka filluar aktiviteti përkujtues për të rënët nxënës, mësimdhënës e punëtorë të Gjimnazit në luftën e fundit në Kosovë. Ky aktivitet ka filluar me Librin e Përkujtimeve i vendosur në hollet e Gjimnazit “Skënderbeu”. Ishte drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, ai i cili i pari shkruajti në librin e përkujtimeve. “Nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit bënë dhe dhanë gjithçka për ne, andaj përkulemi me respektin më të thellë para jetës dhe veprës së tyre. Lavdi e përjetshme!”,  shtoi në librin e përkujtimit drejtori Gjoka.Java përkujtuese do të shënohet me nga një aktivitet në ditë duke përfshirë poezi, këngë e aktivitete të tjera të ndryshme përkujtuese për të rënët në fjalë.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑