Hasani dhe Zogu biseduan për bashkëpunimin e KOK-ut dhe Komunës së Drenasit

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur sot drejtoreshën për sport në Komunën e Drenasit, Shqipe Zogu.

Presidenti Hasani dhe drejtoresha Zogu biseduan për bashkëpunimin e frytshëm të KOK-ut dhe Komunës së Drenasit, që lidhet me organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si: Dita Olimpike, Panairi i Sportit, Festivali Sportiv për Parashkollorët, Dita Botërore e Ecjes, etj.

KOK së fundi organizoi edhe kursin për administratorë të sportit me drejtorë dhe zyrtarë të sportit në komuna, për çka drejtoreshës Zogu iu nda edhe certifikata e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për vijimin me sukses të kursit.

SHPËRNDAJE