Kalo te lajmet
e diel, 25 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 9° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 23:14

Ballina › Lajme

Përkujtohen dëshmorët, Enver e Shani Morina dhe Sahit Shala

31 janar 2022, 20:27

Përkujtohen dëshmorët, Enver e Shani Morina dhe Sahit Shala

Më rastin e shënimit të 32 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të rënë në demonstratat e vitit 1990, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, familjar të të rënëve dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në vendin e rënies së tyre, ku është edhe pllaka përkujtimore, tek vendi i quajtur “te rampa” në Drenas.

Kryetari Lladrovci, ka thënë se sakrifica e tyre dëshmon më së miri se qytetaret kishin nisur qysh herët kundërshtimin e regjimit serb për lirinë e kufizuar dhe regjimet e ashpra që ishin instaluar në Kosovë nga Serbia.

Më 31 Janar të vitit 1990 tek vendi i ashtuquajtur “të rampa”, në demonstratat e organizuara nga shumë qytetarë të Komunës së Drenasit, forcat serbe vranë Enver e Shani Morina dhe Sahit Shalën, ndërsa plagosën 27 protestues të tjerë.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑