Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Esat Shala, të riun nga Krajkova e Drenasit, i cili që nga paslufta në mënyrë vullnetare ka koleksionuar mbi 2000 video incizime të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë.
“Në këtë takim u njoftuam për punën e tij vullnetare në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e po ashtu folëm për bashkëpunimin në iniciativën për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Në emër të Ministrisë, ministrja e falënderoi Esatin për punën e bërë deri më tani në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë si dhe u dakorduan për bashkëpunim në arritjen e synimeve për adresimin e këtyre krimeve.
SHPËRNDAJE