Kalo te lajmet
e hënë, 26 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 13:27

Ballina › Lajme

Punëtorët e pastrimit tash e disa ditë në grevë

20 prill 2025, 00:18

Punëtorët e pastrimit tash e disa ditë në grevë

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë (DShPE), njofton opinionin publik se punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi Sh.A.”, kanë hyrë në grevë që nga dita e hënë.

Në reagimin e tyre thuhet se shprehin keqardhje për situatën e krijuar dhe vështirësitë që mund të kenë lindur gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

“Trajtimi me dinjitet dhe respekt i çdo punonjësi është parim themelor që duhet të zbatohet në çdo institucion. Njëkohësisht, rikujtojmë se dispozitat e Ligjit të Punës janë të zbatueshme për të gjithë punonjësit, përfshirë edhe ata të kompanisë “Pastrimi Sh.A.”, duke përfshirë edhe detyrimet ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Tutje thuhet se  DShPE, në përputhje me Ligjin për Mbeturina, ka lidhur kontratën “Në Shtëpi” me KRM “Pastrimi Sh.A.” për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Drenasit.

“DShPE nuk është përgjegjëse për organizimin e brendshëm dhe menaxhimin e stafit të kësaj kompanie dhe si e tillë, nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në çështjet menaxheriale të ndërmarrjes.

Ftojmë punëtorët të vazhdojnë punën, njëherësh, të mos bien pre e ndikimeve ku përfshihen edhe ato me tendenca politike”, theksohet në njoftim.

Komuna e Drenasit i bën thirrje menaxhmentit të KRM “Pastrimi Sh.A.” të trajtojnë shqetësimet e punëtorëve dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e kësaj situate në mënyrë që shërbimet ndaj qytetarëve të rifillojnë sa më parë. /Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑