Kalo te lajmet
e mërkurë, 14 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 13° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 15:04

Ballina › Lajme

Tre persona ndalohen për 48 orë, pasi dyshohen se rrëmbyen dhe keqtrajtuan një person në Drenas

24 gusht 2021, 20:02

Tre persona ndalohen për 48 orë, pasi dyshohen se rrëmbyen dhe keqtrajtuan një person në Drenas

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për rrëmbim.

Përmes një komunikate, PK ka dhënë detaje se tre të arrestuarit, meshkuj, janë të moshës, 21, 26 dhe 19 vjeç.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Ndalohen për 48 orë, tre persona të dyshuar për rrëmbim

Hetuesit policor të Stacionit të Drenasit, pas grumbullimit të informacioneve në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, sot kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar, lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhë dje në fshatin Negrovc të Drenasit.

Personat e dyshuar:

-Ç. H, (mashkull), 21 vjeç,

– Sh. H(mashkull), 26 vjeç dhe

– K.K (mashkull), 19 vjeç, pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑