Kalo te lajmet
e shtunë, 24 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 17° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 14:58

Ballina › Lajme

Vdekja e Ferat Gjokës, Haradinaj ngushëllon familjen

3 maj 2021, 20:36

Vdekja e Ferat Gjokës, Haradinaj ngushëllon familjen

Familja Gjoka e Terstenikut të Drenasit, mbajti gjallë frymën e lirisë, të cilës i dha luftëtarë dhe dy dëshmorë, Osmanin e Afrimin.

Kështu është shprehur sot kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj.

“Sot isha në vizitë ngushëlluese, pas ndarjes nga jeta të z. Ferat Gjoka. Feratin do e kujtojmë gjithmonë si humanist, që gjithnjë u gjind pranë atyre që kishin nevojë, sidomos në kohërat e vështira gjatë Luftës Çlirimtare”, ka thënë Haradinaj.

Me këtë rast, duke ndarë dhembjen me familjen, vëllait të të ndjerit, Xhevat Gjoka, luftëtar dhe invalid i luftës, Haradinaj i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑