Kalo te lajmet
e shtunë, 24 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 9° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 23:32

Ballina › Lajme

VV në Drenas kujton ngjarjet e 9 majit në Grykën e Llapushnikut

9 maj 2021, 16:03

VV në Drenas kujton ngjarjet e 9 majit në Grykën e Llapushnikut

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas, bashkë me deputetin Enver Dugolli dhe me aktivistë tjerë, shënuan 23 vjetorin e luftimeve në Grykën e Llapushnikut.

Kryetari i VV-së në Drenas, Shemsi Elezi ka thënë se kjo ishte ngjarja që ndryshoi zhvillimet e reja dhe senzibilizimin e opinionit ndërkombëtar.

Statusi i plotë i Elezit:

Armiku shekullor nuk ndalej po mos t’i thuhej “Ndal këtu jam Unë Dem Baba Dem”.

9 Maji i vitit 1998 e rikonfirmoi se Lufta e UÇK-së vetëm sa po zgjerohej dhe nuk ndalet deri në çlirimin e plotë të vendit.

Gryka e Llapushnikut më 9 Maj 1998 nuk ishte sikur ditët tjera, aty trimat e UÇK-së i thanë armikut nga sot nuk mund të kalosh për Dukagjin e pjesë tjera përveçse mbi trupat tonë.

Kjo ishte ngjarja që ndryshoi zhvillimet e reja dhe senzibilizimin e opinionit ndërkombëtar.

Sot në 23 vjetorin e kësaj ngjarje të rëndësishme ku ra edhe dëshmori Besim Halilaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas bashkë me deputetin Enver Dugolli dhe me aktivistë tjerë dhe me veteranin, ushtarin e UÇK-së në këtë ngjarje, e tani njëri nga përfaqësuesit e fshatit Llapushnik Hysni Gashi, bëmë homazhe ku përkujtuam dëshmorët e martirët e asaj epopeje dhe ngjarjeve tjera të mëvonshme, që janë derivat i saj.

Lavdi dëshmorëve të rënë në mbrojtje të ATDHEUT dhe respekt për të gjithë ata që morën pjesë në bllokimin e arteries kryesore për armikun!

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑