Masakra në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër
Më 17 prill 1999, në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, u vranë 77 civilë shqiptarë të paarmatosur — nga foshnja gjashtëmuajshe deri te pleq 75-vjeçarë.
Më 17 prill 1999, në fshatrat Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit, ushtria serbe masakroi dhe vrau, pastaj dogji kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçarë.
Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq, që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe sot, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk është ndëshkuar nga drejtësia.
Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria serbe masakroi dhe vrau, pastaj dogji kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçarë.