Kalo te lajmet
e shtunë, 24 tetor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 11° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 10:41

Ballina › Komuna

Probleme me furnizimin me ujë në Drenas, KRU “Prishtina” njofton për reduktime të ashpra në këtë rrugë

24 tetor 2026, 09:30

Probleme me furnizimin me ujë në Drenas, KRU “Prishtina” njofton për reduktime të ashpra në këtë rrugë

Banorët e rrugës “Asllan Fazliu” në Drenas po përballen me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, si pasojë e plasjes së një gypi të ujësjellësit, tranmseton DrenicaOnline.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se rrjedhja e madhe e ujit po shkakton dëme në hapësirat pranë shtëpive, prandaj është detyruar të aplikojë reduktime më të ashpra të furnizimit me ujë në këtë rrugë, krahasuar me zonat e tjera.

Sipas kompanisë, sanimi i defektit do të nisë menjëherë pas marrjes së lejes nga Komuna e Drenasit për prerjen e asfaltit.

“Sanimi i defektit do të bëhet menjëherë posa të pajisemi me lejen për prerjen e asfaltit nga Komuna e Drenasit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e prekur nga këto reduktime./DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑