Kalo te lajmet
e shtunë, 24 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 10° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 10:06

Ballina › Lajme

Me thikë në dorë hyn në një market në Drenas dhe kanos katër persona, arrestohet i dyshuari

24 tetor 2026, 08:35

Me thikë në dorë hyn në një market në Drenas dhe kanos katër persona, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Drenas, pasi dyshohet se ka kanosur katër persona brenda një marketi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 tetor 2026, rreth orës 21:50, në rrugën “Adem Mulja” në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

I dyshuari, i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, kishte hyrë në market me një thikë në dorë dhe kishte kanosur katër persona.

Policia ka bërë të ditur se dy nga viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa thika është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑