Kalo te lajmet
e shtunë, 24 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 5° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 03:45

Ballina › Komuna

Mbyllet përkohësisht parkingu te Tregu i Gjelbër në Drenas, Komuna njofton qytetarët

23 tetor 2026, 13:18

Mbyllet përkohësisht parkingu te Tregu i Gjelbër në Drenas, Komuna njofton qytetarët

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se parkingu te Tregu i Gjelbër, në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, do të jetë i mbyllur për parkim nga e diela, më 25 tetor, deri në përfundimin e një aktiviteti të planifikuar për të hënën, më 26 tetor 2026.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo hapësirë do të shfrytëzohet për organizimin e një aktiviteti nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Worldwide, Zyra në Kosovë, ku do të bëhet shpërndarja e makinerive bujqësore për fermerët përfitues.

Meqenëse përgatitjet për këtë aktivitet do të nisin që nga e diela, Komuna ka kërkuar lirimin e plotë të hapësirës së parkingut.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i largojnë automjetet me kohë dhe të shfrytëzojnë parkingjet alternative gjatë kësaj periudhe.

Komuna e Drenasit ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, në mënyrë që aktiviteti të zhvillohet pa pengesa. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑