Kalo te lajmet
e mërkurë, 21 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 20° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 15:35

Ballina › Lajme

Arrestohet një person i kërkuar nga drejtësia në Drenas, dërgohet në vuajtje të dënimit

21 tetor 2026, 10:11

Arrestohet një person i kërkuar nga drejtësia në Drenas, dërgohet në vuajtje të dënimit

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar të martën në Drenas nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, arrestimi është realizuar më 20 tetor 2026, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personit të arrestuar apo veprën penale për të cilën ai ishte dënuar. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑