Armend Thaqi bën heroin, Gjilani triumfon ndaj Feronikelit ‘74
Sport Club Gjilani në minutën e fundit të kohës shtesë i është gëzuar pikëve të plota në përballjen e vështirë ndaj Feronikelit ’74.
“Skifterët” edhe pse më kërkues nga fillimi, triumfit iu gëzuan në minutat shtesë me rezultat 1-0.
Gjilani e nisi më mirë për të krijuar disa aksione të bukura që iu mungoi konkretizimi.
Mevlan Zeka rrezikoi disa herë me goditje, por që mbrojtja mysafire rezultoi të jetë gjithnjë në vendin e duhur.
Ndërkohë, Nikli ishte më i fokusuar në aspektin defansiv për të krijuar disa kundërsulme, që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.
Në “frymën e fundit”, Gjilani fitoi penallti dhe i pagabueshëm nga pika e bardhë rezultoi të jetë kapiteni Armend Thaqi (90+10’).
Kësisoj, Gjilani ngjitët në pozitën e tretë me 17 pikë ndërsa Feronikeli ’74 qëndron në pozitën e tetë me tetë pikë./Telegrafi/