Vdes polici nga Drenasi, Vehbi Shala- shërbeu me nder, përkushtim dhe profesionalizëm
Ka ndërruar jetë polici nga Drenasi, Vehbi Shala, i cili gjatë shërbimit të tij në Policinë e Kosovës u dallua për përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrës, transmeton portali DrenicaOnline.
Lajmi për vdekjen e Vehbiut ka pikëlluar thellë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Vehbi Shala do të kujtohet si një zyrtar policor që i shërbeu me nder uniformës dhe qytetarëve, duke qenë shembull i korrektësisë, respektit dhe përkushtimit ndaj detyrës.
Largimi i tij nga jeta ka lënë dhimbje te të gjithë ata që e njohën, ndërsa kujtimi për të dhe kontributin e tij do të mbetet i paharruar.
DrenicaOnline u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të të ndjerit.
I lehtë i qoftë dheu! /DrenicaOnline/