Kalo te lajmet
e mërkurë, 14 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 16:01

Ballina › Lajme

Drenasi fiton projekt për tranzicionin energjetik në shkolla

22 tetor 2025, 20:13

Drenasi fiton projekt për tranzicionin energjetik në shkolla

Komuna e Drenasit është shpallur fituese e thirrjes “Avancimi i Tranzicionit të Energjisë Komunale”, e mbështetur nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor (OSF-WB).

Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit të energjisë dhe promovimit të burimeve të rinovueshme, përmes investimeve në infrastrukturën shkollore të komunës.

Në kuadër të këtij projekti, për investim janë përzgjedhur tri shkolla:

Shkolla “Fehmi Lladrovci”

Shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Shkolla “Halil Bajraktari”

Fondacioni do të financojë investimet në shkollat “Fehmi Lladrovci” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa Komuna e Drenasit do të mbulojë investimin për shkollën “Halil Bajraktari”.

Këto investime do të mundësojnë:

Instalimin e paneleve solare

Uljen e konsumit të energjisë elektrike

Mbrojtjen e mjedisit

Përmirësimin e kushteve të mësimit për gjeneratat e reja përmes një ambienti të qëndrueshëm

Në hapat e ardhshëm, një ekspert teknik do të bëjë vlerësimin e ndërtesave dhe do të përgatisë projektet përkatëse, me qëllim që të përcaktohet saktë vlera e investimeve.

Komuna e Drenasit falënderon Fondacionet e Shoqërisë së Hapur për mbështetjen, si dhe të gjithë të përfshirët në këtë iniciativë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑