Kalo te lajmet
e shtunë, 26 shtator 2026 Drenas, Kosovë ☁ 12° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 10:24

Ballina › Lajme

Ferat Shala: Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës

26 janar 2021, 22:17

Ferat Shala: Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vijuar me fushatën elektorale të partisë së tij. Ai sot së bashku me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj kanë qëndruar në Drenicë.

Postimi i plotë i Ferat Shalës

Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës.  Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e PDK-së po vjen!

Takime me plot entuziastë demokratë, ku  programin elektoral “Rimëkëmbje” e shpalosëm bashkë me kandidatin tonë për Kryeministër, z. Enver Hoxhaj.

Z. Hoxhaj mori sot në Drenicë mbështetje të fuqishme për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme.

Sipas Kryeministrit të ardhshëm, Kosova kurrë nuk mund t’ua kompensoj sakrificën me armë të djemve dhe vajzave të Drenicës.

#Rimëkëmbje

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑