Kalo te lajmet
e martë, 27 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 09:06

Ballina › Sport

Feronikeli fiton me lehtësi ndaj Llapit

4 prill 2021, 18:22

Feronikeli fiton me lehtësi ndaj Llapit

Feronikeli ka shënuar fitore të lehtë me Llapin me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Marco Milinkovic shënoi për 1-0, në minutën e 44’.

Për 2-0, shënoi përsëri sulmuesi malazez në minutën e 77’.

Besmir Bojku shënoi për 3-0, në minutën e 89’.

Për 4-0, shënoi Albert Dabiqaj në fundin e takimit.

Llapi në këtë ndeshje luajti me formacion të dytë duke i ruajtur lojtarët për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Prishtinës që e luan të mërkurën.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli pozicionohet në vendin e pestë me 34 pikë.

Kurse, Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 33 pikë.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑