Gjenden mjete shpërthyese në Gllanasellë të Drenasit

Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur gjatë ditës së djeshme në fshatin Gllanasellë të Gllogocit.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 16:00, një person ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar prapa shtëpisë së tij, ka hasur në dy mjete shpërthyese, të cilat dyshohet se kishin qenë mina kundër këmbësorisë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësitit policor kanë dalë edhe njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan, të cilët mjetet e dyshuara në mënyrë të siguruar i kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes

SHPËRNDAJE