Kalo te lajmet
e martë, 27 tetor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 5° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 07:40

Ballina › Arsim

Komuna e Drenasit hap konkurs për 167 bursa studentore, nga 500 euro për secilin

18 tetor 2026, 19:30

Komuna e Drenasit hap konkurs për 167 bursa studentore, nga 500 euro për secilin

Komuna e Drenasit, përmes Drejtorisë për Arsim, ka shpallur konkurs për ndarjen e 167 bursave për studentët e kësaj komune, për vitin akademik 2026/2027, transmeton portali DrenicaOnline.

Vlera e secilës bursë është 500 euro, ndërsa shuma e përgjithshme arrin në 83 mijë e 500 euro.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të nivelit Bachelor që janë banorë të Drenasit dhe studiojnë në universitetet publike të Kosovës.

Përzgjedhja do të bëhet në bazë të suksesit akademik dhe kritereve sociale, ndërsa përparësi do të kenë kandidatët me numrin më të lartë të pikëve./DrenicaOnline/

Për më shumë detaje LINKU

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑