Kryetari Lladrovci ndanë çmimet e Sofrës Poetike “Ymer Elshani” 2021

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur në takim Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, anëtarët e jurisë dhe fituesit Sofrës Poetike “Ymer Elshani”, me ç’rast edhe ka ndarë çmimet e fituesve të kësaj gare letrare.

Kryetari Lladrovci ka uruar fituesit e kësaj gare letrare, duke ju dëshiruar suksese ne të ardhmen në krijimin e poezive e prozave letrare për lexuesit.

Muajin e kaluar, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, kanë mbajtur konkursin tradicional letrar të Sofrës Poetike “Ymer Elshani”.

Juria në përbërje prej; Prof.dr Sabile Basha, kryetare, Mr. Zeqir Bekolli, anëtar, Ermira R.Jusufi, anëtare dhe Prof.dr Shyqri Galica, anëtar, kanë shqyrtuar 97 poezi të arritura në konkursin letrar të Sofrës Poetike dhe ka vlerësuar këto punime;

Çmimi special: Ilir Hajdari: LOTI RRJEDH I KUQ Sofra

Çmimi I letrar: Sheremet Prokshi: ZË I PËRJETËSISË

Çmimi II letrar: Vivien Horieti: IMAZH NË IKJE

Çmimi III letrar: Shaban Pllana: TI NUK DESHE…

SHPËRNDAJE