Kalo te lajmet
e shtunë, 26 shtator 2026 Drenas, Kosovë 🌧 11° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 03:05

Ballina › Lajme

Lladrovci del në teren edhe gjatë orëve të vona: Dyfishuam kapacitetet për pastrimin e rrugëve

14 shkurt 2021, 01:16

Lladrovci del në teren edhe gjatë orëve të vona: Dyfishuam kapacitetet për pastrimin e rrugëve

I pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci del në teren edhe në këto orë të vona.

“Për të parë nga afër gjendjen e rrugëve në Komunën e Drenasit, bashkë me Drejtoreshën e DShPE-së, Lumnije Krapi, sapo vizituam fshatrat, Llapushnik, Arllat, Bytyq, Krajkovë, Damanek, Vasilevë, Gjurgjicë, Vuçak, Terdec, Abri, Gradicë, Godanc, Baicë e tjera vendbanime. Në Llapushnik e Arllat takova asambleistët Petrit Gashi e Burim Bujupi, të cilët po përcjellnin gjendjen e rrugëve nëpër vendbanimet e tyre”, shkruan Lladrovci në facebook.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Për të parë nga afër gjendjen e rrugëve në Komunën e Drenasit, bashkë me Drejtoreshën e DShPE-së, Lumnije Krapi, sapo vizituam fshatrat, Llapushnik, Arllat, Bytyq, Krajkovë, Damanek, Vasilevë, Gjurgjicë, Vuçak, Terdec, Abri, Gradicë, Godanc, Baicë e tjera vendbanime. Në Llapushnik e Arllat takova asambleistët Petrit Gashi e Burim Bujupi, të cilët po përcjellnin gjendjen e rrugëve nëpër vendbanimet e tyre.

Pas reshjeve të vazhdueshme të borës, rrugët kanë qenë të vështira për lëvizje. Mirëpo, kompania e kontraktuar për pastrimin e rrugëve tashmë ka dyfishuar kapacitetet e saj dhe po përkujdeset për pastrimin e trotuarëve dhe rrugëve në qytetin e Drenasit dhe në të gjitha fshatrat.

Prioritet janë rrugët kryesore dhe 17 rrugët që i kalojnë qytetarët tanë me hemodializë e pastaj rrugët dytësore.

Kam kërkuar nga kompania përgjegjëse të jenë gjatë gjithë kohës në teren, që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët.

Meqë reshjet e borës janë të vazhdueshme, lusim qytetarët të kenë kujdes në trafik.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑