Mbahet konferenca “Kosova&Holanda, Demokracia dhe Vlerat Evropiane”, kryetari Lladrovci bashkëbisedon me ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Carin Lobbezo

Në objektin e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas është mbajtur konferenca për arsim me temën “Kosova&Holanda, Demokracia dhe Vlerat Evropiane”.

Kryetari Lladrovci bëri hapjen e konferencës, ku falenderojë ambasadoren Lobbezoo për gatishmërinë e saj për të diskutuar me gjimnazistët tanë lidhur me bashkëpunimin e shkollave të Drenasit me shkollat nga vendet e BE-së, në veçanti me shkolla nga Holanda.

Lladrovci falenderojë shtetin mik të Holandës për ndihmën e ofruar karrshi gjitha proceseve në të cilat ka kaluar Kosova, si gjatë luftës ashtu edhe në procesin e shtetndërtimit.

“Pasi i shpreha mirëeardhje dhe falënderova ambasadoren Lobbezoo për gatishmërinë e saj për të diskutuar me gjimnazistët tanë lidhur me bashkëpunimin e shkollave të Drenasit dhe shkollat nga vendet e BE-së, në veçanti me shkollat nga Holanda. Njashtu në emrin tim dhe të qytetarëve të Drenasit shpreha mirënjohje dhe falënderim për shtetin holandez, i cili e mbështeti Kosovën gjatë luftës, si dhe në shtetndërtim”, shtoi kryetari Lladrovci.

Kurse Shkëlqesia e saj, znj. Lobbezoo, shprehu dëshirën për të vizituar Komunën e Drenasit e njëkohësisht ofrojë mbështetjen e saj të parezervë për Drenasin dhe të rinjtë e saj.

SHPËRNDAJE