Ndahen 300 pako ushqimore për familjet ne nevojë

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity, të martën kanë ndarë pako ushqimore për 300 familje ne nevojë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci javën e kaluar ka nënshkruar edhe Memorandum Bashkëpunimi me Esam Dabab, drejtor ekzekutiv i Qatar Charity për ndarjen e këtyre pakove.

Organizata Qatar Charity, ka marr përsipër pakot ushqimore për familjet ne nevojë, kurse Komuna e Drenasit sigurimin e listave të përfituesve.

Lista e përfituesve është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht nga Qendra për Punë Sociale.

Nënkryetari i Komunës, Arben Shala, pas ndarjes së pakove për familjet ne nevojë, ka pritur në takim, përfaqësuesit e organizatës, Qatar Charity dhe ka falënderuar për bashkëpunimin ne realizimin e këtij projekti për t’i ndihmuar familjet ne nevojë. Shala ka shtuar se Komuna e Drenasit është e gatshme për të bashkëpunuar edhe ne të ardhmen ne realizimin e projekteve me organizatën Qatar Charityr për të mirën e përgjithshme për mirëqenien e qytetarëve të Drenasit.

SHPËRNDAJE