Kalo te lajmet
e shtunë, 24 tetor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 10:57

Ballina › Lajme

Në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti  – Skënderbeu” mbahet program festiv me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

16 shkurt 2022, 20:29

Në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti  – Skënderbeu” mbahet program festiv me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Për nder të Ditës së Pavarësisë së vendit tonë në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas u mbajtë programi festiv i organizuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Gjimnazin në fjalë.

Këtë organizim e madhështoi ceremonia e ndarjes së diplomave për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e gjimnazit, të rënë në luftën e fundit e cila njëkohësisht ishte tejet emocionuese, me rastin e pranimit të këtyre diplomave nga familjarët e të rënëve.

Vlerë e shtuar e këtij organizimi ishin poashtu urimet nëpërmjet videokonferencës të mësimdhënësve, drejtuesëve të arsimit, ekspertëve të korrikulave nga Finlanda, Gjermania, Austria, Shqipëria etj.

Njëkohësisht në kuadër të organizmit festiv u mbajtë edhe një program kulturor e artistik nga nxënësit e gjimnazit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑