Kalo te lajmet
e premte, 23 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 9° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 05:55

Ballina › Lajme

“Negroci ju pret!” – fshati i lindjes së Jakup Krasniqit në pritje të vendimit të Hagës

15 shtator 2026, 13:56

“Negroci ju pret!” – fshati i lindjes së Jakup Krasniqit në pritje të vendimit të Hagës

Në Negroc, në fshatin e lindjes së Jakup Krasniqit, është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Negroci ju pret!”, e shoqëruar me fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Mesazhi është vendosur pak orë para 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Krasniqi, një prej figurave të njohura të UÇK-së dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka lindur në Negroci të Drenicës. /Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑