Kalo te lajmet
e martë, 27 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 4° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 03:05

Ballina › Lajme

Ngritet niveli i ujit pas reshjeve në Drenas, komuna del me një njoftim

11 shkurt 2021, 20:15

Ngritet niveli i ujit pas reshjeve në Drenas, komuna del me një njoftim

Komuna e Drenasit ka apeluar nga qytetarët që të kenë kujdes pasi vërshimet e fundit atje kanë rritur nivelin e ujit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo komunë madje ka bërë të ditur se rruga tek ‘Guri i Plakës’ është thuajse i pakalueshëm.

“Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Për çdo emergjencë, komuna i ka bërë thirrje qytetarëve të lajmërohen te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑