Kalo te lajmet
e mërkurë, 28 tetor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 6° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 07:04

Ballina › Lajme

Nxënësit nga Drenasi do të përfaqësojnë Kosovën në Parlamentin Evropian

17 korrik 2023, 20:11

Nxënësit nga Drenasi do të përfaqësojnë Kosovën në Parlamentin Evropian

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Gjoka, gjatë ditës së sotme priti në takim drejtorin e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”, Mentor Sahiti dhe nxënësen Armira Muqolli.

Kryetari Lladrovci, ndër të tjera theksoi që mbetet i përkushtuar që të ndihmoj të gjitha shkollat nga Drenasi që të forcohet, mirëmbahet dhe thellohet ky bashkëpunim ngase shkëmbimi i përvojave evropiane sjell shumë përparësi në arsim, si përvoja unike, zgjerim të horizontit dhe pikëpamjeve për botën, zhvillim të personalitetit, mundësi dhe njohje të reja.

Nxënësja nga gjimnazi, Armira Muqolli, fituese në Kampin Veror Ndërkombëtar 2022 do t’i përfaqësojë shkollat e Drenasit në Parlamentin Evropian në Bruksel nga 19.07.2023 – 22.07.2023.

Shkëmbimi i përvojave të shkollave nga Drenasi, tash e disa vite me shkolla të vendeve të BE-së është vërtetë mbresëlënës.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑