Kalo te lajmet
e shtunë, 26 shtator 2026 Drenas, Kosovë ☁ 11° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 07:21

Ballina › Lajme

Petrit Gashi bëhet drejtor i Inspekcionit në Komunën e Drenasit

17 dhjetor 2021, 19:43

Petrit Gashi bëhet drejtor i Inspekcionit në Komunën e Drenasit

Petrit Gashi ka pranuar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Drenasit.

Gashi ka qenë asamblist për një mandat i Kuvendit Komunal në Drenas, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka qenë rrështuar me PDK-në dhe kryetarin Ramiz Lladrovci.

Postimi i Gashit:

Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit,

Të nderuar miq,

Sot, me vendim të Kryetarit Ramiz Lladrovci kam pranuar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Drenasit, në të cilën do të mundohem që tërë potencialin tim do ta jap në të mirën e përgjithshme dhe në zbatim të ligjit.

E falënderoj kryetarin Ramiz Lladrovci për mundësinë e dhënë dhe që ka pranuar të jam pjesë e ekipit të tij, dhe shpresoj së besimin e dhënë ta përkthej në punë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve. Detyrën e dhënë do ta kuptoj si përgjegjësi, përkushtim, punë, vendosmëri e respektim në shërbim të vendit, prandaj do të me obligojë që të punoj me nderë e respekt.Më shumë nga interneti

Falënderim secilit prej jush për mbështetjen.

Na priftë e mbara!

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑