Shaip Muja i falendëron të gjithë ata që e ngushëlluan për vdekjen e babait

Ish deputeti i PDK-së nga Drenasi, Shaip Muja ka falenderuar të gjithë qytetarët, shokët, miqtë dhe dashamirët që shkuan në familjen e tij për ngushëllime si dhe iu bashkuan dhimbjes duke u solidarizuar me humbjen e babait të tij.

“Jeta dhe vepra e Babait tonë Dinit, gjeti mirënjohje në të gjitha trojet shqiptare edhe gjatë këtyre ditëve të rënda për neve, duke na bërë tërë Familjen Muja krenar dhe të detyruar të ndjekim këshillat e tij për vepra të mira, rrugën e nderit dhe atdhedashurisë”, ka shkruar Muja në profilin e tij në FB.

POSTIMI I PLOTË:

Falënderim

Në emër të Familjes Muja, i falënderojmë nga zemra, të gjithë qytetarët, shokët, miqtë dhe dashamirët që erdhën për ngushëllime si dhe iu bashkuan dhimbjes tonë duke u solidarizuar me humbjen e madhe për familjen tonë.

Po ashtu, i falënderojmë të gjithë shokët, miqtë e dashamirët që nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, të cilët na shprehen ngushëllime duke na lehtësuar dhimbjen e madhe.

Falënderim të veçantë, duam të shprehim për tërë stafin shëndetësor të ShSKUK-së, kujdesin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e pashoq gjatë trajtimit të Babës Din.

Jeta dhe vepra e Babait tonë Dinit, gjeti mirënjohje në të gjitha trojet shqiptare edhe gjatë këtyre ditëve të rënda për neve, duke na bërë tërë Familjen Muja krenar dhe të detyruar të ndjekim këshillat e tij për vepra të mira, rrugën e nderit dhe atdhedashurisë.

Ju faleminderit të gjithëve. Ua kthefshim me të mira!

Familja Muja

SHPËRNDAJE