Kalo te lajmet
e shtunë, 10 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 23° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 16:29

Ballina › Lajme

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐧𝐚𝐬𝐢𝐭 𝐏𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐨𝐧 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐋𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐚𝐧𝐚𝐢𝐫𝐢𝐧 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭

11 prill 2025, 23:30

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐧𝐚𝐬𝐢𝐭 𝐏𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐨𝐧 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐋𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐚𝐧𝐚𝐢𝐫𝐢𝐧 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭

Komuna e Drenasit mori pjesë në panairin dy-ditor ndërkombëtar të turizmit-Kosova 2025, ku morën pjesë një numër komunash nga vendi, si dhe ndërmarrje të shumta vendore dhe ndërkombëtare.

Bazuar në aplikacionet e pranuara nga kompanitë lokale, këtë vit morën pjesë katër kompani nga Drenasi, të cilat prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre para një audience të gjerë. Pjesëmarrja e tyre rezultoi të jetë mjaft e suksesshme, pasi arritën të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me subjekte të tjera, duke zgjeruar kështu rrjetin dhe klientelën e tyre.

Komuna e Drenasit vlerëson lartë këtë angazhim dhe shpreh besimin se në vitet në vijim do të ketë edhe më shumë interesim nga ana e bizneseve lokale për të marrë pjesë në këto ngjarje të rëndësishme, të cilat kontribuojnë në rrjetëzimin dhe ndërkombëtarizimin e ekonomisë lokale.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑