Kalo te lajmet
e shtunë, 21 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 9° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 21:48

Ballina › Lajme

“Pamjet e Bacës Jakup duke u larguar nga shtëpia peshojnë mbi ndërgjegjen tonë”, Lladrovci kritikon institucionet

21 nëntor 2026, 14:17

“Pamjet e Bacës Jakup duke u larguar nga shtëpia peshojnë mbi ndërgjegjen tonë”, Lladrovci kritikon institucionet

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi duke u larguar nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas përfundimit të vizitës disa ditore pranë familjes.

Lladrovci ka thënë se këto pamje pasqyrojnë pafuqinë dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Pamjet e sotme nga Prishtina, deri sa po largohet nga shtëpia e vet Baca Jakup, peshojnë mbi të sotmen tonë, pafuqinë dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale, duke vënë në dyshim aftësinë, vullnetin dhe dëshirën tonë për ta bërë mbrojtjen meritore të jetës dhe veprës atdhetare të tij dhe bashkëluftëtarëve për Kosovën dhe kombin”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka vlerësuar se Republika e Kosovës ka detyrim të mbrojë ish-krerët e UÇK-së me të gjitha mjetet ligjore, duke kërkuar një angazhim më serioz institucional për mbrojtjen e tyre.

“Ndryshe, dëmi që po i shkaktohet Kosovës sot, do të jetë barrë edhe për gjeneratat”, ka përfunduar Lladrovci. /Epoka e Re/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑