Kalo te lajmet
e mërkurë, 28 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 20:14

Ballina › Lajme

Beteja e Grykës së Llapushnikut

10 maj 2025, 20:28 Llapushnik, UÇK, beteja, histori

Beteja e Grykës së Llapushnikut

Njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së: tri ditë luftime në Llapushnik të Drenasit, dhe një grykë e mbajtur e bllokuar për muaj me radhë.

Në Llapushnik të Drenasit, në vitin 1998, u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

Kjo betejë është e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut, e cila u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër më të lavdishmet e UÇK-së.

Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës, dhe kjo ua mundësoi që të organizohen e të furnizohen me armatim.

Lufta e zhvilluar në Grykën e Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë–Pejë.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑