Kalo te lajmet
e mërkurë, 28 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 10° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 13:23

Ballina › Arsim

Fermeri nga Negroci planifikon të mbjellë 10 hektarë grurë, nis përgatitjet për sezonin e ri

28 tetor 2026, 11:49

Fermeri nga Negroci planifikon të mbjellë 10 hektarë grurë, nis përgatitjet për sezonin e ri

Pavarësisht kushteve jo të favorshme atmosferike, fermerët e Komunës së Drenasit kanë filluar mbjelljet vjeshtore të grurit.

Njëri prej tyre është Arsim Krasniqi nga fshati Negroc, i cili ka planifikuar të mbjellë rreth 10 hektarë tokë me grurë gjatë këtij sezoni.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Drenas, përfaqësuesit e së cilës kanë vizituar fermerin për t’u njohur nga afër me përgatitjet për mbjelljet vjeshtore.

Sipas kësaj drejtorie, mbjellja e grurit në këtë periudhë është veçanërisht e rëndësishme për sigurimin e rendimenteve të mira dhe furnizimin me drithëra gjatë sezonit të ardhshëm.

Po ashtu, është theksuar se përkushtimi i fermerëve ndaj punës dhe prodhimit vendor ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë lokale dhe rritjen e sigurisë ushqimore.

Nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural u kanë uruar të gjithë fermerëve një sezon të mbarë, me bereqet dhe rendimente të larta. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑