Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar sot, me rastin e 22 vjetorit të rënies dëshmor, mësuesin Jahir Lladrovci, të cilin e quan mësues dhe atdhetari i paepur.
Kryetari Lladrovci ka shkruar se dëshmori Jahir Lladrovci, ka bartur traditën më fisnike të mësuesisë si amanet të veprimtarisë së Fazli Grajçevcit, Fehmiut e Xhevës, ndër breza.
Postimi i plotë i tij në fb:
Para 22 vitesh, ra në altarin e lirisë, dëshmori Jahir Lladrovci, mësuesi dhe atdhetari i paepur, për t’iu bashkuar të pavdekshmëve të kombit, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës.
Mësuesi dëshmor, Jahiri, axha im, ishte personifikim i mësuesit me vetitë më të mira në shërbim të popullit, në shërbim të edukimit e arsimit atdhetar, duke bartur traditën më fisnike të mësuesisë si amanet të veprimtarisë së Fazli Grajçevcit, Fehmiut e Xhevës, ndër breza.
I përjetshëm është kujtimi për axhën Jahir, dëshmor i kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
SHPËRNDAJE