Kalo te lajmet
e premte, 2 tetor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 18° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 17:19

Ballina › Lajme

Arijanit Fazlija e dërgon Prishtinën te fitorja e pestë me radhë, Feronikelin74 bie ndaj liderit

13 shtator 2026, 20:52

Arijanit Fazlija e dërgon Prishtinën te fitorja e pestë me radhë, Feronikelin74 bie ndaj liderit

Prishtina e ka vazhduar ecurinë e shkëlqyer për të triumfuar në shtëpi ndaj Feronikelit ’74.

“Bardhëkaltërit” morën një triumf të madh prej 3-0, në sfidën që doli të jetë shumë e baraspeshuar.

Diatta me një eurogol në stilin gërshërë i la të gjithë të shtangur për ta zhbllokuar rezultatin (33’).

Ndërsa, ishte mesfushori Arijanit Fazlija që shënoi pas harkimit të Krasniqit për të dyfishuar epërsinë (61’).

Klubi nga Drenasi gjithashtu kishte disa mundësi të mirë shënimi megjithatë dështoi t’i finalizonte.

Krejt në fund, Diatta e tundi edhe një herë portën për ta vulosur fitoren prej 3-0 pas asistimit të Rin Ahmetit (90+2').

Kësisoj, Prishtina pas pesë xhirove është lider i vetëm me 15 pikë ndërsa Nikli ’74 qëndron në pozitën e parafundit me tre sosh./Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑